E keni dëgjuar atë shprehjen, futbolli është një lojë ku 22 lojtarë vrapojnë pas një topi dhe në fund fiton Gjermania? Nqs nuk e kishit dëgjuar, kampionët e botës na e treguan sonte, ku fituan 2-0 ndaj një Ukraine që tregoi dinjitet në lojën e saj dhe mund të kishte merituar diçka më shumë. Shkodran Mustafi tundi rrjetën i pari në minutën e 19-të me një goditje të bukur me kokë, dhe për ta dyfishuar rezultatin mendoji i sapofuturi në lojë, Bastian Schweinsteiger që shënoi në minutën e fundit shtesë pas një pasimi të Ozil. Pjesa e parë ishte spektakolare dhe me raste të shumta nga të dyja krahët me një Ukrainë që luajti si e barabartë në çdo front duke rrezikuar shumë herë portën e Neuer. Ndërsa pjesën e dytë ekipet ishin më të kujdesshme ndoshta edhe lodhja bëri të vetën. Fitorja e çon Gjermaninë në vendin e parë në grup, me pikë të barabarta me Poloninë.