Sot ishte ndeshja e parë për kombëtaren Gjermane e cila nuk e ka nisur me hapin e duhur kompeticionin "Rusi 2018".
Meksika ja ka arritur të rrëmbejë fitoren me rezultatin e ngushtë 0-1, fitore kjo që vjen pas 3 dekadash, kur për herë të fundit meksikanët e kishin mundur Gjermaninë në një ndeshje miqësore.
Një lojë me shumë ritme të shpejta kur pasat dhe aksionet e skuadrës së Meksikës i kanë lënë Panzerat në “hije” duke i bërë kështu që mos të tregojnë formën e tyre më të mirë.
Goli për Meksikanët është shënuar në minutën e 35-stë nga sulmuesi i krahut Hirving Lozano.