INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjermania, ëndrra e të rinjve shqiptarë. Sa i pasur bëhesh nëse jeton aty?

Gjermania, ëndrra e të rinjve shqiptarë. Sa i pasur bëhesh nëse jeton aty?

Publikuar më: 17:57 20-09-2018

Gjermania dhe Shqipëria kanë hedhur një hap të rëndësishëm drejt emigracionit legal, ku shumë të rinj dhe të reja, që kanë një arsimin profesional, tashmë mund ta gjejnë veten në tregun e ofertë-kërkesës në shtetin gjerman. Ky hap konsiderohet i rëndësishëm për vetë faktin se kjo strategji frenon punën në të zezë nga njëra anë, por në krahun tjetër ndihmon shumë shqiptarë, që zotërojnë një diplomë të arsimit profesional pë tëur një vend pune. Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Agjencisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar GIZ, mbi projektin “Këshilla për Migracionin në Shqipëri”, synon të forcojë kontributin e emigrantëve për vendin e origjinës, por dhe një metodë frenimi për emigrantët e paligjshëm. Por ja pse të rinjtë shqiptare duan të shkojnë në Gjermani: Në vendin tonë shumica e të rinjve janë pa punë, ndërsa në Gjermani vetëm 10 % e të rinjve nuk janë të punësuar. Gjermania ka nivelin me të ulët në botë të papunësisë për të rinjtë dhe nëse vendet e tjera do të ishin në të njëjtin nivel bota do të kishte 1.1 trilionë më shumë të ardhura. Qeveria gjermane ka ndërtuar programe të ndryshme për të rinjtë, ku përfshihen trajnime profesionale. E pas këtyre trajnimeve të rinjtë janë me të përgatitur për tregun e punës dhe pikasen më lehtë nga bizneset. Gjithashtu në Gjermania ofrohen edhe stazhe pune dhe pas tyre punësimi për një të ri është i garantuar. Ndaj edhe Gjermania është një vend i preferuar për të rinjtë shqiptar. Të ardhurat e të rinjve gjerman janë mbi 45% më të larta se ato të rinjve në vendin tonë.

Article Logic
Execution time: 0.0036637783050537