INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjermania hap dyert për emigrantët, kërkon punëtorë të kualifikuar

Gjermania hap dyert për emigrantët, kërkon punëtorë të kualifikuar

Publikuar më: 15:07 02-10-2018

Pas shumë debatesh koalicioni qeverisës ne Gjermani arriti një marrëveshje mbi ligjin e ri të emigracionit.

Cdu-Csu dhe Spd kanë arritur në një kompromis mbi legjislacionin që synon të tërheqë fuqi punëtore të kualifikuar nga vende jashtë Bashkimit Evropian. Partnerët e koalicionit qeveritar të përbërë nga CDU/CSU dhe SPD formuluan lehtësime në punësim për fuqi punëtore të kualifikuar, që kanë një arsim profesional.

Ata do të mund të vijnë më lehtë në Gjermani. Për fuqinë punëtore me shkollë të lartë, pengesat janë zbutur prej pak kohesh.Veç kësaj nuk do të ketë kufizime për profesione të caktuara. Si bazë do të shërbejë vetëm një kontratë e nënshkruar pune.

Emigrantët nga vendet jashtë Bashkimit Evropian do të kenë 6 muaj për të kërkuar punë në Gjermani”, tha Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, gjatë një konference shtypi. Për të gjetur një punë, do të jetë thelbësore që të keni një njohuri të mirë të gjuhës gjermane dhe një trajnim adekuat për llojin e punës që kërkoni.

Përveç vizave të përkohshme prej gjashtë muajsh për të kërkuar punë, janë premtuar procedura më të shpejta për njohjen e kualifikimeve.Marrëveshja shkruan Deutche Welle "mban parasysh parimin e ndarjes së azilit nga migrimi për punë" dhe garanton që ata që kanë të drejtë ligjore për të aplikuar për azil në Gjermani do të mund ta bëjnë këtë edhe në të ardhmen.

Korniza e ligjit të propozuar parashikon megjithatë që shtetas nga vende jo anëtare të BE, pa arsim të lartë ose pa një ofertë konkrete për punë, nuk do të jenë në gjendje të jetojnë në Gjermani.

Ashtu si në modelin e Kanadasë, imigrantët e ardhshëm do të renditen në bazë të nivelit të arsimit, të moshës, të aftësive të gjuhës, ofertave për punë dhe sigurisë financiare.

Article Logic
Execution time: 0.003648042678833