INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjermania i dhuron 10 makina policisë kufitare, Schutz i provon e para

Gjermania i dhuron 10 makina policisë kufitare, Schutz i provon e para

Publikuar më: 16:07 04-09-2018

10 automjete me vlerë 127 mijë Euro, i janë dhuruar Policisë Kufitare për shërbimet e mbikëqyrjes së kufirit nga policia Federale Gjermane. Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, u zhvillua ceremonia e dorëzimit të automjeteve madje ka qënë vetë ambasadrja që i ka provuar mjetet e para.
Susanne Schutz e cilësoi bashkëpunimin me Policinë e Shtetit të shkëlqyer dhe premtoi se edhe në të ardhmen policia dhe qeveria gjermane do të mbështesin Policinë e Shtetit qoftë në asistencë teknike, ashtu edhe në atë logjistike si dhe inkurajoi Drejtorin Veliu për forcimin e mëtjeshëm të këtij bashkëpunimi në të ardhmen.
Schutz: Qeveria Federale i jep një kontribut tjetër shumë të rëndësishëm në forcimin e ruajtjes së kufirit përmes Policisë kufitare Shqiptare , duke rritur njëkohësisht edhe sigurinë e kufijve të Evropës. Përmes vizitave të shpeshta në stacionet e policisë kufitare por edhe në të ashtëquajturin kufi të gjelbër, veçanërisht atë me Greqinë, kemi përftuar një panoramë shumë të mirë rreth gjendjes në kufirin Shqiptar, por njëkohësisht edhe rreth domosdoshmërisë, i një baze më të mirë materiale në funksion të realizimit të një veprimtarie me kaq shumë përgjegjësi, gjë që është edhe në interesin gjerman dhe evropian. Ne do të vazhdojmë të angazhohemi edhe në të ardhmen për mbështetjen materiale të Policisë Shqiptare të Kufirit, përmes qeverisë Federale.
Ardi Veliu: ''E vlerësojmë dhe e çmojmë shumë të rëndësishëm këtë mbështetje qoftë në asistencë profesionale ashtu edhe me ndihmë logjistike dhe teknike. Gjej rastin të konfirmoj se në këtë drejtim shteti gjerman ka dhënë një kontribut të çmuar ndër vite. Është fakt tashmë që marrdhëniet e bashkëpunimit me autoritetet ligjzbatuese gjarmane dhe sidomos me policinë gjermane, janë të shkëlqyera. Sot po na dhurohen 10 mjete, me nje vlerë 127 mijë euro, të cilat janë të destinuara për mbikqyerjen në kufirin tokësor, ndërkohë , që në Janar të vitit 2017, u dhuruan dhe 5 automjete të tjera me vlerë 80 mijë euro. Tashmë bashkëpunimi midis policive tona është konkret dhe aq më tepër operacinal, përmend këtu realizimin e operacionit të përbashkët me vendet e rajonit “Drino 2018”, ku nëpërmjet Agjensisë për Bashkëpunimin Ndërkombëtar GIZ, qendra Federale Gjermane bashkëfinancoi zhvillimin e këtij operacioni. Ne po punojmë sëbashku për më shumë siguri dhe për më tepër po unifikojmë veprimet tona për të realizuar objektivat në luftën kundër paligjshmërisë.  Ndaj e vlerësoj dhe e konsideroj shumë të rëndësishme këtë ndihmë pasi është një kontribut i drejtëpërdrejtë në forcimin e kapaciteteve të policisë kufitare për mbikqyerjen e kufirit.''

 ambasadorja_gjerman.jpg

10_makina_policise.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035028457641602