INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjermania i jep 428 milionë euro Turqisë për refugjatët

Gjermania i jep 428 milionë euro Turqisë për refugjatët

Publikuar më: 08:12 26-04-2016

Qeveria gjermane njoftoi se do të financojë 428 milionë euro nga shuma prej tre miliardë eurosh që BE-ja i ka premtuar Turqisë në lidhje me projektet për refugjatët, raportoi agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency.

Zëdhënësja e Ministrisë gjermane të Financave, Friederike von Tiesenhausen në një konferencë për shtyp tha se ”nga tre miliardë eurot që BE-ja do të japë për refugjatët, një pjesë prej një miliard euro do të mbulohet nga buxheti i përbashkët i BE-së, ndërsa pjesa tjetër prej dy miliardë eurosh do të mbulohet e ndarë nga vendet anëtare të BE-së”.

Tiesenhausen theksoi se aktualisht këto para kanë nisur të paguhen nga buxheti i BE-së dhe se Gjermania pjesën prej 428 milionë euro do t’ia dërgojë Turqisë në tremujorin e tretë dhe të katërt të viteve 2016, 2017, 2018 dhe 2019.

Ndër të tjera, Tiesenhausen pohoi se qeveria gjermane këtë vit do t’i dërgojë Turqisë 127 milionë euro, në vitin 2017, 188 milionë euro, në vitin 2018, 94,5 milionë euro dhe në vitin 2019, 18,4 milionë euro.

Article Logic
Execution time: 0.0036079883575439