INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjermania mbështet Kosovën: I ka përmbushur kushtet e BE-së për liberalizimin e vizave

Gjermania mbështet Kosovën: I ka përmbushur kushtet e BE-së për liberalizimin e vizave

Publikuar më: 13:49 11-01-2019

Gjermania kërkon që të liberalizohen vizat për qytetarët e Kosovës. Ministri i Shtetit për Evropën në Zyrën e Jashtme Federale Michael Roth, ka dhënë lajmin e mirë për Kosovën. Përmes një postimi në twitter Roth thotë se Gjermania do të përkrahë fuqishëm liberalizimin. “Kosova ka përmbushur kushtet e BE-së për t'iu dhënë #visaliberalizim. Prandaj, është e drejtë që t'u jepet drita e gjelbër #Kosovarëve tani. Ne do ta përkrahim fuqishëm këtë në #Brussels!”-shkroi ministri. Ish-ministrja e Jashtme Edita Tahiri thotë se ky është një lajm i mirë për Kosovën. 

MichaelRoth-1160x757.jpg

Ndërkohë në Prishtinë studentët kanë zhvilluar një protestë duke kërkuar që shtetet anëtare të Bashkimit Evropian të liberalizojnë vizat për qytetarët e Kosovës. “A është izolimi vlerë e Bashkimit Evropian?”-shkruhej në banderolën që studentët mbanin në duar. Përfaqësuesit e studentëve, në këtë marsh protestues thanë se nuk e duan lirinë e lëvizjes për të ikur nga Kosova, por për të studiuar e fituar përvoja me të cilat do t’i ndihmonin zhvillimit të vendit të tyre. Studentët e Universitetit të Prishtinës zgjodhën që protestën e tyre ta zhvillojnë në hapësirën midis Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.  Ata fajësojnë përfaqësuesit politikë për zvarritjen e procesit të liberalizimit të vizave.

Article Logic
Execution time: 0.0018970966339111