INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjermania mbyll ambasadën në Ankara

Gjermania mbyll ambasadën në Ankara

Publikuar më: 10:38 17-03-2016

Gjermania ka mbyllur ambasadën e saj në Ankara dhe konsullatën në Stamboll për shkak të kërcënimeve për një sulm të mundshëm, bëri të ditur Ministria e Jashtme gjermane.

Gjithashtu, edhe shkolla gjermane në Stamboll është mbyllur pas një “paralajmërimi të pakonfirmuar”.

Gazeta “Die Welle” i referohet një e-maili të dërguar nga Konsullata Gjermane, sipas të cilit këto janë masa parandaluese dhe të gjithë qytetarët gjermanë duhet të bëjnë kujdes.

Alarmi vjen pak ditë pasi një atentat me bombë në mes të Ankarasë la të vdekur 37 njerëz dhe plagosi 125 të tjerë. Përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës e mori një grup kurd.

Article Logic
Execution time: 0.0037539005279541