Edhe pse kishte arritur të merrte pikët e plota në 7 ndeshjet e para, sërish gjermanët bëjnë atë që dinë të bëjnë më mirë, të tregohen të ftohtë dhe vrasës përpara portës. Viktima e rradhës ka qenë Norvegjia e cila u mund me rezultatin tenistik 6-0 në ndeshjen e 8 për eleminatoret e Botërorit Rusi 2018. 8 ndeshje po kaq fitore dhe një golavarazh 35-2 është ecuria e deritanishme e kampionëve të botës dy ndeshje para fundit të këtyre eliminatoreve. Ozil, Draxler, Werner dy gola, Goretzka dhe në fund Gomez ishin autorët e 6 golave për gjermanët.