Fuqia punëtore në Gjermani nëse nuk hyjnë më emigrantë do të bjerë në 29 milionë në vitin 2050 nga 45 milionë që është sot. Një studim i realizuar nga fondacioni gjerman Bertelsmann, thekson se për të siguruar vazhdimësinë e potencialit për rekrutim të fuqisë së punës si dhe për sigurimin e mirëqenies në vend, shteti Gjerman duhet që të rekrutojë rreth 500 mijë punëtorë të rinj në vit e këtu e ka fjalën për emigrantë.
Eksperti, Matthias M. Maer nga fondacioni Bertelsmann, ka thënë se Gjermania po bëhet gjithnjë e më e vjetër e po mbeten gjithnjë më pak dhe se tkurrja e shpejtë e potencialit të fuqisë punëtore mund të sjellë probleme serioze në vend. Veç tjerash do të rrezikohej dhe financimi i sistemeve të sigurimit social.