Pas disa sulmeve të dhunshme seksuale Gjermania ka njoftuar se do të vërë në dispozicion një operator hekurudhor me vagonë vetëm për femra. “Mitteldeutsche Regiobahn” ka bërë me dije se vagonët vetëm për femra do të jenë pjesë e linjës Leipzig- Chemnitz dhe do të vendosen ngjitur me drejtuesin e trenit. Qëllimi i këtyre vagonëve do të jetë siguria gjatë udhëtimit.
Veç femrave do të lejohet të udhëtojnë edhe djemtë deri në moshën 10-vjeç. Gjatë mbrëmjes së ndërrimit të viteve, në qytetin e Këlnit policia ka marrë më shumë se 1100 ankesa dhe denoncime lidhur me ngacmime seksuale.
Rreth 1000 meshkuj me pamje afrikano-veriore ose arabe qarkullonin në stacionin e trenit në grupe të mëdha duke ngacmuar femrat që kalonin aty. Vetëm javën e kaluar, gjykata dha të parin dënim për një prej këtyre rasteve ku fajtor është shpallur një 26-vjeçar algjerian.