INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjermania

Gjermania "shuan" entuziazmin e hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE

Publikuar më: 09:16 25-11-2016

Vetëm pak ditë pasi Shqipëria mori një përgjigje pozitive nga Komisioni Europian vendi ynë ka marrë një “goditje” nga Gjermania. Deputeti Gunther Krichbaum, i grupimit kryesor të mazhorancës gjermane, flet për plotësimin e 7 kushteve e më pas hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE. Krichbaum tha se nuk fliste në cilësinë e kryetarit të Komisionit Parlamentar për Çështjet e BE-së në Bundestag dhe në letrën zyrtare ku ai listoi pritshmëritë, kishte vënë kokën e grupit të cilit i përket, atij të Angela Merkel.
Gunther Krichbaum:
“Mungojnë kushtet e nevojshme për këtë arsye grupi parlamentar i CDU-CSU do t’i rekomandojë qeverisë federale që të mos miratojë çeljen e negociatave derisa të përmbushen ato pika që kemi formuluar në dokumentin ku kemi paraqitur 7 pritshmëritë”.
Por a është ky një qëndrim personal i Gunther Krichbaum, apo për këtë vendim ai është konsultuar me kryetaren e partisë dhe me qeverinë gjermane. Krichbaum theksoi se ai është konsultuar me‎ kreun e grupit parlamentar dhe se Qeveria nuk mund të shprehet pa marrë miratimin e Bundestagut.
Gunther Krichbaum:
“Sigurisht që unë kam mandatin e grupit parlamentar të CDU-CSU dhe kryetarit të Grupit Parlamentar për të folur këtu. Bundestagu ka të drejtën dhe detyrimin që të shprehë qëndrimin e tij ndaj një vendi kandidat, ndaj pa marrë më parë një votë pozitive të Bunestagut, kancelarja gjermane nuk mund të shprehet pro çeljes së negociatave të anëtarësimit me një vend kandidat”.
Sipas tij, Shqipëria do duhet të presë deri në pranverën e vitit 2018 kur të publikohet Raporti i ardhshëm i Komisionit Europian.
Gunther Krichbaum:
“Grupi Parlamentar i CDU-CSU do të marrë vendimin nëse mund të fillohen negociatat vetëm pasi të jetë publikuar progres-raporti”.

Article Logic
Execution time: 0.0022721290588379