Gjithçka perfekte për Gjermaninë, e cila mposhti Sllovakinë me rezultatin 3-0. Ekipi i Loew nuk e ka diskutuar në asnjë moment fitoren, ndaj një Sllovakie që nuk kishte forcën e duhur për të merituar një rezultat pozitiv ndaj panzerave. Në minutën e 8’ ishte Boateng ai i cili zhbllokoi rezultatin ndërsa në minutën e 43’ Gomez shënon golin e dytë dhe të qetësisë për skuadrën e drejtuar nga Joachim Loew. Ishte Draxler ai që mbylli serinë e golave për Gjermaninë e cila në fazën tjetër pret fituesin e çiftit Itali-Spanjë, e cila do të jetë një finale e parakohshme.
Vlen të theksohet se në minutën e 14’ Mesut Ozil gaboi nga pika e bardhë e penalties, duke u bërë lojtari i parë në historinë e Gjermanisë, që e humb penalltinë në një Kampionat Evropian.