Europiani i Francës i ka të gjitha, surprizues, i bukur, emocionues. Gjermania ka thyer tabunë ndaj italianëve dhe është kualifikuar në gjysëm finale, falë penalltive. Ekipi i Contes, në fillim duke parë përbërjen nuk ishte fare pretendent, por në fund, janë eleminuar me kokën lart, pasi nuk pritej as të kalohej grupi, dhe treguan se sa vlejnë. Gjermania si gjithmonë pretendente, bën një hap të rëndësishëm për të arritur finalen e madhe. Ozil shënoi fillimisht për gjermanët ne minutën e 65-të, ndërkohë që “të kaltrit” reagojnë duke barazuar me Bonuçin me penallti. Dueli u zhvendos në një tjetër duel shumë të përfolur ditët e fundit Buffon-Neuer. Një sfidë që fitohet nga panzerat nga ruleta e penalltive 6-5, ku Hector shënoi të fundit dhe bëri që ekipi i tij të kualifikohet
Tek Italia shënoi Insinje, Barzagli, Xhakerini, Parolo, De Shilio ndërkohë që gaboi Zaza, Pelle, Bonuçi dhe Darmian.
Për Gjermaninë realizuan Toni Kroos, Draksler, Hummels, Kimish, Boateng, Hector dhe gabuan Muller, Ozil, Shvajnshtajnger. Gjermania pret në gjysëmfinale fituesen e çiftin Francë-Islandë.