INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjermania vendos për të ardhmen e Low , ja kush do ta drejtojë ekipin në të ardhmen

Gjermania vendos për të ardhmen e Low , ja kush do ta drejtojë ekipin në të ardhmen

Publikuar më: 11:30 03-07-2018

Federata gjermane e futbollit ka vendosur për të ardhmen e trajnerit Loë. Tekniku do të vazhdojë të drejtojë skuadrën deri në vitin 2022.

Në këtë mënyrë nuk ka revolucion te Gjermania pas zhgënjimit të madh në Botërorin e Rusisë, ku skuadra kampione në fuqi nuk mundi as të kalonte grupin.

Trajneri fitues i Botërorit të 2014-ës, para se të shkonte në Rusi, kishte rinovuar deri në vitin 2022, ndaj dhe tani mund të vazhdojë punën e tij i qetë. Njolla e Rusisë duhet fshirë sa më parë dhe tani objektivi i Gjermanisë është të përgatitet sa më mirë për kampionatin europian dhe më pas për Botërorin e Katarit.

Article Logic
Execution time: 0.0034210681915283