Joachim Low ka vendosur rregullta të hekurta për skuadrën e Gjermanisë.
Në Rusi nuk do të udhëtojnë të afërmit e futbollistëve. Në këto kushte përjashtohen momentet pasionante. Në të kundërt nuk është i ndaluar përdorimi i alkoolit, një birrë apo gotë verë përpara gjumit, sigurisht pa e ekzagjeruar. Low duket se ka besim te futbollistët e tij.
Rregullat janë bërë për t’u respekuar, pa asnjë përjashtim. Kështu po e përgatit skuadrën kampione trajneri Joachim Low. ‘Djemtë i dinë mirë vendimet tona për sjelljen. E dinë cilat janë ambiciet dhe detyrat tona. I vetëm askush nuk mund të bëhet kampion bote. Jemi të gjithë pjesë të një puzzle”, tha trajneri i Gjermanisë..
“Secili duhet të jetë i ndërgjegjshëm për rolin e tij në këtë skuadër – tha Low – Egoja personale nuk duhet të shfaqet”. Shumë të rrepta janë rregullat edhe për rrjetet sociale, veçanërish pas takimit që Ozil dhe Gundogan patën me Erdogan. Fotot nga hoteli apo nga dhomat e zhveshjes janë të ndaluara. Gjithashtu ndëshkime të rënda do të ketë edhe për ‘spiunët’: nëse del ndonjë informacion i rezervuar do të kërkohet menjëherë përjashtimi.