INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjermaninë pas 30 vitesh sot e ndan një ''mur ekonomik''

Gjermaninë pas 30 vitesh sot e ndan një ''mur ekonomik''

Publikuar më: 12:26 26-09-2018

Pas rënies së murit të Berlinit, Gjermania vazhdon të jetë akoma e ndarë, po në aspektin e zhvillimit ekonomik dhe social.

Sipas një raporti të fundit Gjermania lindore vazhdon të qëndrojë më mbrapa asaj perëndimore nga ana ekonomike.
Raporti i publikuar nga qeveria gjermane ka treguar se, pagat janë ende më të ulëta në lindje krahasuar me perëndimin, me 15%.

Ky raport është publikuar pas rreth 3 dekadash apo pas rënies së murit që ndante Gjermanitë. Edhe pse anë shpenzuar triliona euro për të vendosur të dyja anët e Gjermanisë në një drejtim ekonomik, po ende ka një hendek mes tyre.

Sipas studimit, shtetet perëndimore për vite me radhë kanë paguar detyrimet e tyre nëpërmjet taksave të larta për ta sjellë Gjermaninë lindore në nivelin e tyre ekonomik.
Qeveria gjermane nënvizon se do të vazhdojë angazhimin e saj për të rritur kapacitetin ekonomik të lindjes së vendit, me një seri investimesh që variojnë nga infrastruktura e deri tek industria.

Pavarësisht se bëhet fjalë për të njejtin vend, mes Gjermanisë lindore dhe asaj të perëndimit ekziston edhe fenomeni i largimit të njerëzve nga njëri kah në kahun tjetër. Sipas raportit pjesa e gjermanëve që ikin në perëndim për të punuar është gati 2 fish më e madhe se e atyre që shkojnë në lindje.

Article Logic
Execution time: 0.0032980442047119