Futbollistët e rinj të bllokuar prej 13 ditësh në shpellën Thai në Tajlandë janë ftuar nga FIFA për të marrë pjesë në finalen e Kupës së Botës, duke besuar se ata do të dalin në kohë për ta ndjekur nga afër atë. Ekipet e shpëtimit, duke përfshirë notarët e marinës dhe vullnetarë nga mbarë bota, po luftojnë për të liruar të rinjtë nga shpella e përmbytur. Djemtë, të moshës 11 deri 16 vjeç, dhe trajneri i tyre 25-vjeçar mbeten në humor të mirë edhe pse janë bllokuar në shpellë që nga 23 qershori. Por dalja nga shpella e përmbytur aktualisht, është e rrezikshme dhe aspak e sigurt duke rritur kështu frikën se ata mund të qëndrojnë të bllokuar atje për javë apo edhe muaj.
Tani, FIFA u ka dhënë djemve një nxitje duke i ftuar ata në finalen e Kupës së Botës në Moskë që do thahet të dielën më 15 korrik duke besuar se ata do të kenë dalë jashtë dhe do të jenë në gjendje mjaft të mirë për të udhëtuar. FA e Tajlandës tha se presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, dërgoi ftesën të enjten dhe postoi një kopje të letrës së tij në faqen e Facebook.