Tragjedia e Chapecoense ka prekur të gjithë botën e sportit.
Mes mijëra mesazheve të solidaritetit për familjarët e viktimave ka ardhur edhe një iniciativë e Atletico Nacional, ekip me të cilin brazilianët duhet të ishin ndeshur në finale. Drejtuesit dhe i gjithë ekipi kolumbian i kanë kërkuar Conembol (Konfederata e Futbollit Amerikano Jugor) që t’ia japë Copa Sudamericana skuadrës së Chapecoense. Përballë një tragjedie të këtij niveli, ambiciet e drejtuesve, skuadrës dhe të gjithë stafit të Atletico Nacional nuk kanë më rëndësi dhe kanë kaluar në plan të dytë. Nga këtu lind gjesti fisnik i skuadrës nga Medellin për t’ia dorëzuar kupën ekipit brazilian, një kupë në kujtim të asaj që do të ishte kujtuar si “përralla Chape”, por pa fundin e lumtur. Kjo pasi ishte hera e parë që brazilianët e Chapecoense arrinin në një finale të kësaj rëndësie. Atletico Nacional, pasi fitoi kupën Libertadores, duhej ta luante finialen për të arritur një dopietë historike, por përpara tragjedisë të gjithë kanë bërë një hap prapa. Ndërkohë në internet është kthyer shumë shpejt në virale video e festës së lojtarëve të Chapecoense në dhomat e zhveshjes pasi siguruan finalen e madhe me një barazim kundër San Lorenzos.
والله مقطع مؤثر .. اغلب اللي بالمقطع توفوا من بعد حطام الطائرة pic.twitter.com/YvdRhKWtNj
— منصور (@MansHFC) November 29, 2016