Ngjarja e ndodhur së fundmi në Londër i tronditi të gjithë.
Një ndër ato që e përjetuan goxha ishte edhe këngëtarja shqiptare që jeton në Londër, Rita Ora. Madje ngjarja ndodhi pikërisht në lagjen e saj. 28 vjeçarja është prekur shumë dhe ka dhënë edhe ndihmën e saj ditën e djeshme. Me çantën e palestrës në krahë , Rita ka ndaluar tek një grup njerëzish të cilët po merreshin me shpërndarjen e ndihmave. Këngëtarja ka lënë çantën dhe është bashkuar me ta duke i ndihmuar.
Një ndër shembujt më të mirë që mund të jepte./intv.al/