INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjesti i madh i grupimit “Tifozat Kuq e Zi”, ja çfarë kanë bërë në Skoci...

Gjesti i madh i grupimit “Tifozat Kuq e Zi”, ja çfarë kanë bërë në Skoci...

Publikuar më: 15:18 14-09-2018

Ndoshta shuma ka qenë simbolike për nevojat që mund të ketë një spital, por gjesti ka bërë jehonë të madhe. “Tifozat Kuq e Zi”, të ndodhur në Glagou të Skocisë për ndeshjen e Kombëtares, kanë dhënë nj kontribut për spitalin e fëmijëve.

POSTIMI I TIFOZAVE KUQ E ZI

“Gjatë ndeshjes kundër Skocisë, anëtarët tanë, përveçse u konsideruan nga vendasit ‘ambasadorë’ të denjë të ngjyrave Kuq e Zi dhe traditave e kulturës shqiptare, mblodhën edhe një kontribut simbolik për Glasgoë Children's Hospital Charity, spitalin e fëmijëve në Glasgoë.

Paralelisht, tifozët e Kombëtares skoceze nën grupimin Tartan Army, 2000 prej të cilëve pritet të vizitojnë Tiranën në Nëntor, kanë filluar mbledhjen e fondeve për ARSIS Social Organization for the Support of Youth, organizatën në përkrahje të të rinjve shqiptarë”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039410591125488