Punonjësi i Bar Starbucks në Nju Jork shpërndan ushqime e kafe falas për policët që qëndruan me orë të zgjatura në krye të detyrës pas shpërthimit në New Jork. Të paktën 29 persona u plagosën si pasojë e një shpërthimi në një zonë të populluar të Nju Jorkut. Shumica prej tyre u plagosën nga copat e xhamit, apo ciflat e shkaktuara nga shpërthimi. Policia amerikane tha se ka izoluar disa rrugë rreth zonës së ngjarjes dhe po vazhdon hetimet.