Protesta e sotme po shoqërohet dhe me momente të cilat vlejnë të përmenden. Një prej protestuesve, mes turmës, ka marrë një termus brenda të cilit kishte shishe të vogla uji dhe ua ka shpërndarë efektivëve të policisë para Kryeministrisë.
Një pjesë e tyre e kanë pranuar me dashamirësi ndërsa disa të tjerë e kanë refuzuar.
Aktualisht, protestuesit po marshojnë rreth e rrotull Kryeministrisë nën thirrjet : Rama ik!