Roza Lati është cilësuar jo vetëm si një vajzë e shkathët por edhe shumë e ndjeshme.
Shpesh iu ka ardhur në ndihmë kafshëve të ndryshme por këtë herë, ajo i vjen në ndihmë një njeriu të moshuar. Ai është një i pastrehë i cili përpos shqetësimeve të tjera, ka edhe dy perde në të dy sytë të cilat e pengojnë të shohë. Roza, pasi e ka takuar të moshuarin, sot e shoqëroi atë në vizitën e syve.
Ajo gjithashtu iu ka bërë thirrje të gjithëve që kanë mundësi, të japin ndihmën e tyre për këtë të moshuar. Një gjest për tu marrë shembull.