INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjesti i veçantë i kryeministrit për 8.000 fëmijët e abuzuar

Gjesti i veçantë i kryeministrit për 8.000 fëmijët e abuzuar

Publikuar më: 08:14 22-10-2018

Një gjest të pazakontë ka bërë Kryeministri Australian, Scott Morrison. Ai me zërin që i dridhej i ka kërkuar falje fëmijëve që janë viktima të abuzimit seksual në instituticionet shtetërore.

Qindra njerëz u mblodhën në Canberra për të dëgjuar fjalimin emocionues të Morrison në parlament. Falja e tij erdhi pas një hetimi 5 vjeçar, ku u zbulua se dhjetëra mijëra fëmijë ishin abuzuar seksualisht në institucionet e shtetërore të vendit.
Morrison pranoi dhimbjen e viktimave dhe dënoi dështimin e instituticioneve.
"Sot, më në fund jemi të vetëdijshëm dhe ballafaqohemi me britmat e fëmijëve tanë. Ne duhet të përulemi para tyre dhe t'i kërkojmë falje. Pse u injoruan thirrjet e fëmijëve dhe prindërve? Pse sistemi ynë i drejtësisë ishte i verbër ndaj padrejtësisë? Pse u desh kaq shumë kohë për të vepruar", u shpreh kryeministri.
Sipas hetimit, që përfundoi dhjetorin e kaluar, ishin më shumë se 8.000 dëshmi nga viktimat të abuzimit në organizata të tilla si kisha, shkolla dhe klube sportive.

Article Logic
Execution time: 0.0037529468536377