INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjesti madhështor: Shikoni çfarë bën futbollisti shqiptar për të varfrit…[FOTO]

Gjesti madhështor: Shikoni çfarë bën futbollisti shqiptar për të varfrit…[FOTO]

Publikuar më: 13:06 31-05-2017

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare njihet si besimtar i madh i fesë islame dhe në këto ditë të para të Ramazanit, ai ka zgjedhur të bëjë një gjest human, duke ndërtuar shtëpi për të varfërit.

Mërgim Mavraj është shembulli më i mirë i një futbollisti me zemër të madhe që mendon për të varfrit.

Në një rrëfim për prestigjozen gjermane “Bild”, ai ka shpjeguar se pse e bën një gjë të tillë, kur kolegët zgjedhin vendet më ekzotike për të pushuar.

Një pjesë e intervistës:

Gazetari: Morëm vesh se ju keni shkuar për pushime me Shqipëri, futbollistet e tjerë zgjedhin Spanjën, Portugalinë apo Saint-Tropen për të pushuar...

Mavraj: Falë zotit jam një futbollist që paguhem mirë dhe kam ardhur për pushime në Shqipëri që të ndihmoj të varfrit, fare mire mund të blija një Rolex, por jo dua që këto para te ua jap fëmijëve. Në rrugë në Tirane pashë disa lypsar dhe të gjitha paret që pata në portofol ua shpërndava.

Prej dy vitesh jam drejtuesi i një organizate bamirësie që punon për nevojtarët e të gjitha llojeve. Ne po ndihmojmë që fëmijët të kenë një edukim më të mirë shkollor, sigurojmë mësues të cilët shkojnë në fshatrat e tyre, kujdesemi për më të moshuarit, të sëmurët, ndihmojmë me shtëpitë dhe me puset e ujit. E bëj sepse dua të ndihmoj. Ky ka qenë gjithmonë motivimi im. Edhe kur isha më i vogël, në Shqipëri harxhoja të gjithë paratë e xhepit për njerëzit që jetonin në rrugë. Sot e shoh veten më të përfshirë. Tani po marr pjese në disa bamirësi për fëmijë, kam parë fëmijë të sëmurë që flenë në beton, kjo është e paimagjinueshme në Gjermani. Do të ndihmoj fëmijët në Shqipëri e më pas do te nisem drejt Kosovës për të takuar nënën dhe për të ndihmuar fëmijët atje.

2w993qhighc0.bild-1.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0027139186859131