Bota e motociklizmit është në zi për humbjen e Nicky Hayden, i cili la një boshllëk të madh në zemrat e shumë tifozëve të Moto GP.
Një ditë pas vdekjes së tij, familja e Nickyt ra dakord që organet e pilotit të dhurohen, shkruan GPOne.com
Kjo është “dhurata” e ish-kamiponit të botës në Moto GP, i cili fitoi zemrat e të gjithëve me buzëqeshjen e tij dhe me stilin e pagabueshëm prej amerikani.
Nicky Hayden ndërroi jetë pas përplasjes nga një makinë, teksa stërvitej me një biçikletë.