IN SPORT
Gjetan Keta mposht rivalin boshnjak dhe shpallet kampion bote

Gjetan Keta mposht rivalin boshnjak dhe shpallet kampion bote

Publikuar më: 22:27 08-09-2018

Gjetan Keta bën krenarë të gjithë shqiptarët. Nga arena e Dibrës së Madhe, boksieri shqiptar mposhti pas 5 raundeve kundërshtarin e tij boshnjakun Sladan Janjanin duke bërë të tijin titullin kampion bote të federatës më të vjetër në boks WBU.

Luftëtari nga Bulqiza arriti një tjetër sukses shumë të madh në karrierë, pasi e dominoi sfidën nga raundi  i parë deri në të 5-in kur edhe boshnjaku Janjanin u tërhoq.

Goditje fituese dhe të njëpanjeshme në fytyrën e kundërshtarit ato të Gjetan Ketës, i cili i përkrahur fuqishëm edhe nga publiku shqiptar, nuk e vuri asnjëherë në diskutim fitoren.

Gjetan Keta u shfaq shumë i lumtur që bëri krenarë të gjithë shqiptarët, duke fituar edhe në vitin e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0037858486175537