INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjethet e ullirit përdoren për shërimin e gjakderdhjes në tru dhe tensionin e  lartë

Gjethet e ullirit përdoren për shërimin e gjakderdhjes në tru dhe tensionin e lartë

Publikuar më: 12:43 16-07-2016

Shkencëtarët botërorë e kanë vërtetuar se ekstrakti i gjetheve të ullirit është një produkt i shkëlqyer për shkak të përfitimeve të shumta të tij në trajtimin e disa sëmundjeve trupore

Dobitë e këtyre gjetheve përfshijnë përmirësimin e sistemit imun dhe kardiovaskular, shërojnë gjakderdhjen në tru, rrisin energjinë tonë, përmirësojnë tensionin e gjakut, parandalojnë diabetin dhe sëmundjen e Alzheimer-it.Ullinjtë kultivohen në vendet mesdhetare si në Australi, Peru dhe Kil.

Ata përdoreshin nga faraonët për qëllime mjekësore dhe gjithashtu konsideroheshin simbol i fuqisë hyjnore. Në vitin 1800 gjethet e ullirit janë përdorur në pije për uljen e temperaturës dhe disa dekada më vonë si çaj në trajtimin e malaries.

Përbërja e tyre antibakteriale përdoret edhe për trajtimin e meningjitit, herpesit, hepatitit, pneumonisë, lodhjes, ftohjes, malaries, tuberkulozit, diarresë, infeksioneve të traktit urinar, infeksioneve të veshit, gjatë operacioneve dentalë, virusit HIV etj.

Ekstrakti i gjetheve të ullirit i mbron damarët e gjakut nga dëmtimi. Atë mund ta gjeni në formë të kapsulave, vajit apo thjesht në gjethe.

Ju mund ta përgatisni një çaj duke përdorur gjethet e ullirit dhe mjaltin i cili e ka efektin e njëjtë.

Article Logic
Execution time: 0.0037620067596436