Të gjithë na ka ndodhur të blejmë sende të përdoruara, dikush ka pasur fat të përfitojë diçka fitimprurëse, e të tjerë e kanë shfrytëzuar për interesat e tyre.
Një histori e mrekullueshme ka ndodhur me një gjerman i cili ka zbuluar një pasuri të terën për vetë. Ai gjeti tri shufra floriri me një shifër të konsiderueshme parash rreth 97 500 dollarë. Mirëpo jo të gjithë kanë mendje të njëjtë, pasi ai mori vendimin për t'i dorëzuar autoriteteve përkatëse.
Shufrat peshoni 2.5 kilogram, dhe ishin të mbështjellë në një zarf të fshehtë pas një sirtari të blerë në tregun e sendeve të përdorura.
Zëdhënësja tha se gjetësi, i cili bëri zbulimin e tij muajin e kaluar, do të merrte një shpërblim prej rreth 2 500 eurosh.