Shumë skuadra të ndryshme evropiane janë vënë pas mbrojtësit shqiptar të Valencias, Shkodran Mustafi. Gjigantët spanjoll, Barcelona e Atletico Madrid, ai italian Juventus dhe ai anglez Tottenham Hotspurs po e kërkojnë kampionin e Botës me Gjermaninë.
Por sipas mediave spanjolle, skuadra më serioze për Mustafin është gjiganti spanjoll Atletico Madrid që ka bërë gati një ofertë të lartë për mbrojtësin nga Gostivari. Diego Simeone e vlerëson lartë lojtarin dhe është duke përgatitur një ofertë të pa refuzueshme për Valencian për yllin shqiptar.
Atletico mendon të ofrojë 35 milionë euro, plus Luciano Vietton është oferta e Atleticos për Mustafin. Kujtojmë se Valencia liderin e saj në mbrojtje e vlerëson mbi 45 milionë euro.