INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjiknuri për reformën e ujit: Fluks për formalizimin, shqetësim niveli i humbjeve

Gjiknuri për reformën e ujit: Fluks për formalizimin, shqetësim niveli i humbjeve

Publikuar më: 10:05 23-11-2017

Gjatë një takimi me donatorët e ujit, ministri i i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri u shpreh se ka nisur fluksi për të formalizuar lidhjet e paligjshme të ujit.

Sipas tij shqetësimi më i madh mbetet niveli i humbjeve në rrjetin e ujit. Gjiknuri u shpreh se paralelisht me reformën duhet edhe një reformë për formalizimin për të mos patur penalitete.

“Kemi ndërmarrë aksionin për formalizimin faza e parë 90 ditore përfundon në 1 shkurt ku qytetarët janë ftuar të bëjnë formalizimin faza e dytë synon formalizimin e të gjithë sektorit. Objektivi është që brenda 2018 cdo konsumator të jetë i pajisur me një kontratë. Aksioni do të përfshijë të gjithë institucionet’ u shpreh Gjiknuri.

Article Logic
Execution time: 0.0021340847015381