Prej disa ditësh, Gjiko ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak se një vajzë e ka akuzuar atë për mashtrim dhe për abuzim seksual, të ndodhur vite më parë. Fillimisht edhe pse ky lajm menjëherë bëri xhiron në rrjet, reperi i njohur dhe bashkëshortja e tij, Elita Rudi, vendosën që të mos reagonin. Por i pari që tehu këtë heshtje ishte vetë Gjiko, i cili i hodhi poshtë të gjitha akuzat.
Ndërsa ditën e djeshme ka reaguar edhe moderatorja e njohur nga Kosova. Elita ka publikuar në “Instastory” një video me reperin, ku shihen bashkë në makinë teksa i puth dorën. Me këtë postim në rrjetet sociale, Rudi lë të kuptohet qëndrimin e saj, duke treguar publikisht se i beson partnerit dhe do të qëndrojë pranë tij, duke injoruar komentet negative ndaj dyshes.
Nga ana tjetër, kujtojmë se Gjiko në reagimin e tij të pak ditëve më parë, është shprehur se nuk i ka premtuar askujt karrierë dhe nuk ka përdhunuar një të mitur, e aq më pak të ketë droguar.
“Gjatë këtyre ditëve, unë dhe familja ime jemi duke u përballur me një të pa-vërtetë të sajuar. Unë nuk kam dhunuar askënd, e lëre me një 15-vjeçare.Nuk kam mashtruar dhe nuk kam premtuar karrierë, e as nuk i kam dhënë një të miture substanca narkotike. Familja ime është në rregull sepse e dinë që kjo gjë është e sajuar. Unë kam përgatitur dy paditë e para dhe besoj se drejtësia do të nxjerrë në pah pastërtinë time”, ka shkruar reperi i njohur.