Reperi i njohur shqiptar, Gjiko është goxha aktiv si në projekte muzikore ashtu edhe në koncerte të ndryshme.
Ai këtë verë ka qenë tejet i angazhuar pothuajse në të gjitha trojet shqiptare me koncerte të shumta.
Megjithatë, ai bën të ditur se ka anuluar koncertin e fundit për shkak të gjendjes shëndetësore. “Prom isha i ftohur dhe nuk isha në gjendjetë performojë në Podujevë. Shihemi sonte në Klinë dhe Gjakovë”, ka shkruar ai.
“Si Bugatti”, është projekti më i ri nga Gjiko dhe Skerdi që u prit tejet mirë nga publiku, ku numëron afro 3 milionë klikime në Youtube.