Romancën e tyre e shoqëruan thashetheme për muaj të tërë dhe sërish asnjëri prej tyre nuk e pranonte se po përjetonin një lidhje.
Dhe kështu, e mbajtën atë të fshehtë për një kohë të gjatë megjithatë nuk iu shpëtuan dot kurtheve të paparazëve. Dhe ndoshta ishin këto të fundit që i nxorrën hapur, ata që e detyruan Gjikon dhe Elita Rudin ta pranonin publikisht lidhjen e tyre duke u bërë kështu çifti më i ri në showbizz. Ka qenë Elita ajo që ka postuar një foto ku duket shumë e dashuruar si dhe vetë reperi me një video teksa tregon moderatoren që i dhuron puthje dhe përqafime.