Mbrëmjen e sotme moderatorja e njohur Elita Rudi dhe reperi Gjiko do të lidhin kurorë. Kështu është bërë e ditur në shumë media në vendin tonë dhe në Kosovë. Çdo ditë moderatorja ka zbuluar nga një detaj që lidhet pikërisht me ceremoninë e martesës.
Fillimisht Elita ka zbuluar një foto nga paja e saj, më pas radhën e kishin këpucët “Jimmy Cho” dhe një ditë para dasmës rradha i erdhi fustanit.
Edhe pse të dy janë shumë të famshëm dhe në mesin e të ftuarve do të ketë shumë personazhe të showbiz-it shqiptar, Elita dhe Gjiko nuk kanë pranuar të ketë media në dasmën e tyre. Megjithatë akoma nuk dihet nëse të ftuarit janë lajmëruar që të mos bëjnë publike foto nga dasma e tyre e madhështore, kështu që ne do të presim për imazhet e para.