Gjiko dhe Elita Rudi u bënë prindër për herë të parë të një djali në datën 20 shkurt të këtij viti.
Gëzimi ishte i madh në familje dhe tek prindërit, që e prisnin prej kaq kohësh. Ajo që tërhoqi edhe shumë vëmendje ishte emri i veçantë që ata kishin zgjedhur për djalin: Zëri.
Gjiko dhe Elita nuk e kanë fshehur Zërin nga syri i publikut, duke shpërndarë shpeshherë foto me të. Kësaj radhe ishte babi Gjiko ai që kishte një dedikim për djalin:
“Krejt çka boj tash e mbas o për ty djali jem!” – shprehet reperi.
Por, në foto nuk ka munguar as komenti i Elitës:
“O ça të mil. Ju dua!” – u shpreh moderatorja dhe ne mund të themi se janë një familje e adhurueshme.