Moderatorja simpatike, Elita Rudi dje kishte ditëlindjen. Ajo bëri plot 25 vjeç dhe përveç urimeve dhe dhuratave të ndryshme, surprizën më të bukur e mori nga partneri i saj, Gjiko. Askush nuk e priste që reperi t’i propozonte fejesë Elitës. Padyshim që përgjigjia e kësaj të fundit ka qenë ‘po’, ndërkohë që të dy kanë ndarë këtë moment me ndjekësit e tyre.