INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjiko i shkon në shtëpi për ta rrahur me ''papuqe Gucci'', Blunt nuk ndalet, e shan keq fare: Kam me ta prish karrierën! [FOTO]

Gjiko i shkon në shtëpi për ta rrahur me ''papuqe Gucci'', Blunt nuk ndalet, e shan keq fare: Kam me ta prish karrierën! [FOTO]

Publikuar më: 23:04 22-02-2018

Ky sherr s’ka fund!

Një përplasje e madhe ka nisur mes reperave të njohur kosovarë dhe gjërat janë me të vërtetë shumë serioze. Janë pikërisht dyshja Dj Blunt dhe Real 1 ata që kanë postuar një seri videosh në Instastory ku kanë ofenduar rëndë dy shokët Ledri Vulën dhe Gjikon.

Sipas Blunt, gjithçka ka nisur kur ai dhe Real 1 kanë qenë gati duke publikuar këngën “Nëse m’don ti”. Ai shpjegon se pak para publikimit, Vula u ka kërkuar atyre që të bëjë remix-in e këngës. Ai tregon se Ledri është zhdukur dhe nuk ka treguar respekt ndaj tyre dhe e ka akuzuar më tej reperin se kur ka qenë me ta, ka sharë të gjithë miqtë tij të tanishëm, si Lumi B.

“Ti deri dje ke punuar në Tetovë ku shisje sanduiçë me proshutë. Je kthyer në Prishtinë ku shërbeje kafe dhe çaj dhe ke punuar si dentist. Jo se kam ndonjë gjë kundër profesionit të kamarierit apo kuzhinierit, respekt pamasë. Por ti je fals, se pas një viti del ti me Lamborghini dhe këndon: ‘Shtrenjt, shtrenjt, shtrenjt...’Je një kurvë false!’-ka vijuar më tej Blunt duke thënë se dhe jetën e flokët Gjiko i ka me qira.

Por disa video të cilat janë postuar nga Faton Shoshi menaxheri i Vulës po mbremjen e djeshme dukej Gjiko i cili me një papuçe “Gucci” ishte drejtuar tek shtëpia e Blunt. Nga sa kuptohej nga videoja Gjiko nuk e gjeti aty por e telefonoi Bluntin edhe pse ai su përgjigj.

bettet.png

 

Blunt ka vijuar akuzat dhe ofendimet ndaj Gjikos sërish. Në një seri videosh ai ka treguar se Gjiko i ka gënjyer të githë pasi nuk i ka shkuar në banesë. Aty ai sipas Blunt mund ti shkojë veçse si dorëzuesi i picave.

Ai zbuloi se ata kidhin tentuar të bllokonin klipin e fundit të Blunt dhe Real One “Çika jeme” por nuk ia kishin dalë dhe në videot të cilat i ka fshirë nga instastory, i ka thënë Gjikos se ai dhe Real 1 do ia prishin karrierën.

bluntiii.png

Duket se sherri nuk ka për të ndalur me kaq.

Article Logic
Execution time: 0.0040960311889648