3 nga reperat më in të momentitn, Ledri Vula, Lumi B dhe Gjiko ishin të ftuar fundjavën e kaluar për të performuar në njërin prej clubeve të kryeqytetit dhe ndërkohë ishin edhe në një intervistë interesante me Albin për Intv.
Pasi kanë folur për projektet e tyre të fundit dhe për ato që do të sjellin në vazhdim, vëmëndja është fokusuar tek reperi Gjiko. Ky i fundit ka qenë në qendër të lajmeve rozë për një lidhje të mundshme me moderatoren simpatike Elita Rudi. Këto thashetheme u nxitën edhe nga disa foto të tyre të kapura nga paparazzi teksa po prisnin në aeroport të kapur për dore si dhe nga një informacion i sjellë nga burime jashtë televizionit sipas të cilëve reperi i kishte dhuruar Elitës një parfum me një mbishkrim ku e quante “molla e dritës së syve të tij. Por a e pranoi Gjiko këtë lidhje? “Jo, unë nuk di asgjë. Të dielën kam qenë me mamin duke ngrënë pite ”, tha reperi duke u munduar ndoshta ta anshkalojë këtë pjesë.
min (8:19)