U duk sikur me videon ku kërkoi të falur, Gjiko iu largua telasheve që i dolën gjatë pushimeve në Maldive. Reperi nga Kosova ishte në një ishull privat atje bashkë me partneren e tij Elita por një gjest i gabuar i ka kushtuar shtrenjtë. Gjiko ka peshkuar një peshkaqen, i cili konsiderohet si një specie e rrallë. Menjëherë videoja e postuar nga ai vetë, bëri xhiron në rrjetet sociale duke rënë në dorë edhe të instruktorit zhytës profesionist Shaff Naeem. Pas një videoje ku reperi shqiptar kërkonte falje, gjithçka u qetësua por jo. Shaff Naeem i cili kishte hequr videon ku Gjiko kapte peshkaqenin, e ripostoi sërish atë.
Arsyeja që po e bën është se nga reperi nuk i ka ardhur asnjë video mesazh, ku kërkohet vetëdisimin për mbrojtjen e këtij peshkaqeni të rrallë në Maldive.“Mirë e hoqa këtë video pasi Gjiko kërkoi falje dhe tha se do të më mbështesë për të ndihmuar në krijimin e vetëdijes dhe mbrojtjen e peshkaqenëve. Pasi u hoq video, ai asnjëherë nuk iu përgjigj asnjë mesazhi. John Thet madje i dha atij mundësinë për të marrë pjesë në hapjen e ADEX2018 dhe për të dhënë një bisedë apo një mesazh video, për të cilën ai kurrë nuk u përgjigj. Mendoj se është koha që ai të dijë se jam serioz për gjërat.
Pra, zonja dhe zotëri këtu është GJIKO duke peshkuar një peshkaqen Blacktip Reef dhe duke e hedhur atë në rërë “ tha Naeem.