Reperi i njohur Gjiko sot feston ditëlindjen e tij. Artisti mjaft i pëlqyer nga publiku mbush 28 vjeç.
Ai së bashku me partneren e tij Elitën, janë në pritje të fëmijës së parë. “Urime ditëlindja Gjiko, mos harro që jeta ka batica e zbatica, lumturi e mërzi, si të ka thënë gjyshi këtë jetë duhesh të mundohesh ta hash ti atë dhe jo ajo ty. Vazhdo noto si një peshkaqen i madh i bardhë”, shkruan reperi krahas fotos ku shfaqet në det me shishe shampanjë në dorë.
Si duket, këngëtari ndihet më i motivuar se kurrë për shkak dhe të suksesit që e ka ndjekur këte vit që lamë pas në karrierën e tij, si një nga reperët më karizmatikë dhe të dashur për publikun.