Nga një periudhë qetësie, Gjiko në vazhdim premton të bëjë zhurmë.
Djali nga Peja i cili po gëzon lidhjen e dashurisë me moderatoren kosovare Elita Rudi, po paralajmëron këngët e reja. Kemi vënë re që në postimet e fundit shkruan “Energjiko’ dhe jo më kot. Ky si duket do të jetë titulli i albumit të tij.
Këtë e ka zbuluar përmes postimeve në rrjetet sociale dhe albumi do të vijë sigurisht në vulën e RedBox. Data e lançimit është lënë 10 maji. Energjiko premton një verë të nxehtë.