Njëherë familje, gjithmonë familje.
I pyetur rreth projektit të ri “Redrum” të Era Istrefit, Gjiko u shpreh krenar për suksesin e saj jashtë kufijve shqiptar. Gjatë bisedes së sinqertë në IN Report, reperi tregoi se Era konsiderohet si pjesë e familjes për të dhe vëllain e tij Arbër Gjikollin, producentin e këngës “Bonbon”. Duke përgëzuar këngën e saj të re, Gjiko tregoi se Era ka tashmë gati edhe 5 këngë të reja të cilat i ka punuar pikërisht me Arbërin, ose siç njihet me emrin e artit Big Bang, në studion e REDBOX Entertainment. Këngë këto që do të bëjnë pjesë në albumin e parë të këngëtares. Si për ta mbyllur komentin e tij, GJiko e quajti Era Istrefin një ambasadore të fortë në Amerikë që po na zbardh fytyrën!