Protestës së studentëve tek kryeministria i bashkohen sërish gjimnazistët e Tiranës. Ata kanë vërshuar me parulla dhe me vërshëllima bilbilash drejt Kryeministrisë.
Protesta e mijëra të rinjve vazhdon ndërkohë në dy sheshe: para Ministrisë së Arsimit dhe para Kryeministrisë nën sloaganin: 8 kërkesa, 2 sheshe, 1 kauzë. Po ashtu, po protestohet në të gjitha universitetet e vendit.
Kryeministria njoftoi se kreu i qeverisë është gati të dialogojë me studentët para se të ndërmarrë hapa për të vepruar në plotësimin e kërkesave.