INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjimnazistët shqiptarë 'në luftë' me Forcat e Armatosura [FOTO]

Gjimnazistët shqiptarë 'në luftë' me Forcat e Armatosura [FOTO]

Publikuar më: 11:35 15-07-2018

Forcat e Armatosura hapin dyert për të rinjtë e shkollave të mesme që ditët e verës t’i kalojnë pranë reparteve ushtarake për të parë nga afër dhe për t’u bërë pjesë e përditshmërisë së burrave dhe grave në uniformë.

Grupi i parë i të rinjve u mirëpritën në mjediset e garnizonit të Forcës Tokësore në Zall – Herr ku përgjatë një jave u bënë pjesë e Forcave të Armatosura në kuadër të misionit të posaçëm “Rini – Talent – Mundësi – Dinjitet”.

“Sot ne kemi pothuajse 300 vetë që punojnë në shtabet e NATO-s dhe në organizatat e tjera të Sigurisë dhe Paqes me të cilat ne bashkëpunojmë në të gjithë botën. Kemi atashe ushtarak në 10 vende të NATO-s, kemi njerëz jashtëzakonisht shumë që punojnë jashtë kufijve të vendit tonë, sigurisht duke përfaqësuar Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Është një karrierë që të jep mundësinë që të rritesh dhe të përparosh mjafton që të duash të ecësh përpara”, u shpreh ministrja Xhaçka, e cila theksoi mundësitë që ofrojnë Forcat e Armatosura për çdo profesion.

Ndërkohë ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla e vlerësoi si shumë të vyer këtë program, që do t’i shërbejë edhe qëllimit të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë për këshillimin e karrierës.

Grupi i parë i të rinjve u vu nën drejtimin e instruktorëve të Forcave Komando dhe Forcave Speciale, ku u bënë pjesë e stërvitjeve bazë të dy reparteve elitë të Forcave të Armatosura.

Të rinjtë praktikuan hedhjen nga kulla e alpinizmit, mësymjen në banesë, patrullim në zonat e banuara dhe përballje me protestues të dhunshëm.

Gjithashtu, ata vizituan edhe Muzeun e Forcave të Armatosura që ndodhet në mjediset e garnizonit “Skënderbej”, pranë Ministrisë së Mbrojtjes.

5.jpg

4.jpg

3.jpg

2.jpg

1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0016419887542725