Artistja dhe këngëtarja Gjira Kajtazi nuk duket aspak pozitive...
Pas një shkrimi të postuar në Instagram dhe Facebook ku ajo shpreh pakënaqësinë e saj lidhur me komentet apo interpretimet e punëve të artistëve, të cilat shpeshherë përfundojnë të jenë ofendime pa treguar as një grimcë respekti, shumë shpejt ky status i saj është fshirë nga vetë artistja.
Ndërkohë që në Facebook ajo poston vetëm këtë status, nga ana tjetër në Instagram, Kajtazi e qartëson më tepër imazhin, duke sulmuar drejtpërdrjet gazetarët, të cilët keqinterpretojnë sipas saj, punën e artistëve. Nuk mund të themi me saktësi se kujt i referohet Gjira në veçanti, por ajo që na bëri më shumë përshtypje ishte vetë fakti se ky postim ështe fshirë brenda pak minutash në të dy rrjetet e saj sociale. Pse u pendua Gjira?