Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotën në Gjirokastër, ku për pasojë ka humbur jetën T.Xh, 45 vjeçe nga Vlora, ndërsa e bija e saj S.Xh 17 vjeçe ndodhet në gjendje të rëndë.
Automjeti tip Reno me targa AA 029 DM me drejtues E.XH, ku po udhëtonte kjo familje, është përplasur me murin rrethues të një lokali në fshatin Sofratikë.
Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesi i mjetit, burri i viktimes E.Xh 56 vjeç dhe K.L. Të gjithë këta ndodheshin në mjet, dhe po ktheheshin nga një dasëm.
Shërbimet e Policisë po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të rëndë.