Policia e Komisariatit të Gjirokastër vazhdon aksionin ndaj kanabisit dhe ditën e sotme ka asgjësuar rreth 3300 bimë narkotike Cannabis Sativa.
Nga këto, mësohet se 1300 bimë janë gjetur në afërsi të fshatit Prongji dhe 2000 bimë u konstatuan pranë fshatit Kolonjë. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.