INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjirokastër/ Ja kush është 35-vjeçari që shkëmben zjarr me Renea-n [FOTO]

Gjirokastër/ Ja kush është 35-vjeçari që shkëmben zjarr me Renea-n [FOTO]

Publikuar më: 14:52 28-10-2018

Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth orës 10:00 në fshatin Bularat të Gjirokastrës, ku një 35-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri në ajër, duke shkaktuar më pas një incident edhe më të madh. 

Menjëherë në drejtim të vendit nga vinin të shtënat kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat ishin të dislokuara në qendër të fshatit pasi do zhvillohej aktivitet me rastin e festës së Greqisë.

35-vjeçari Kostandinos Kaçifa pasi ka parë shërbimet e policisë që po afroheshin në drejtim të tij ka hapur zjarr me breshëri ndaj punonjësve të policisë duke rrezikuar jetën e tyre.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka punonjës policie të plagosur, por vetëm është thyer xhami i mjetit të tyre. Policia menjëherë ka rrethuar zonën ku përsëri i riu ka hapur zjarr në drejtim të punonjësve të policisë që po e ndiqnin.

Dyshohet se pasi u largua nga vendi i ngjarjes Kacifa kishte edhe tre karikatore me vete. 35-vjecari mësohet se kishte një javë që ishte kthyer nga Greqia.

Historiani Arben Llalla, në një status të fundit në Facebook, shkruan se Kacifa është pjesë e trupave speciale greke.

 

9999.PNG

 

888.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0035250186920166